Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Do të ndërmarrim veprimet tona në kundërpërgjigje të fushatave të Serbisë kundër Kosovës

Veprimet e fundit të Serbisë, duke përfshirë fushatën e vazhdueshme agresive kundër njohjes ndërkombëtare të Kosovës, si dhe deklarimet e fundit të kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq në lidhje me pjesëmarrjen e Kosovës në Samitin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje, kanë nxitur reagimin e zëvendës-kryeministrit të Qeverisë së Kosovës, Enver Hoxhaj. Ai  thotë se veprime të tilla po e bëjnë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, të pamundur për t’u zhvilluar. Kosova do të ndërmarrë veprimet e saj në kundërpërgjigje të këtyre fushatave të Serbisë kundër Kosovës, sepse këto janë kundër normalizimit të marrëdhënieve. Kosova do të kundërpërgjigjet ndaj këtyre veprimeve proporcionalisht, sepse të njëjtat janë kundër normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …