leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Dokumenti i Kurtit, që nuk është marrë në konsideratë, në Bruksel, nga ndërmjetësit, Borrell e Lajçak, s’ ka kurrfarë vlere

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, e ka quajtur mashtrim klasik paraqitjen e kryeministrit Albin Kurti në bisedimet e djeshme, në Bruksel. Kryeministri Kurti u shpreh  me atë rast se në takimin e së enjtes me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e lehtësuesve të Bashkimit Evropian, ka prezantuar një plan për zbatimin e marrëveshjeve bazë dhe aneksin e zbatimit për rrugën drejt normalizim të raporteve. Megjithatë, Kurti tha se ky propozim nuk u përkrah, ndërsa akuzoi se nuk pati propozime të tjera e se BE-ja ka nxjerrë një dokument të mëhershëm me kërkesë të Serbisë për formimin e Asociacionit. Takimi përfundoi pa asnjë rezultat.  Enver Hoxhaj tha se ai dokument i cili s’është marrë në konsideratë nga Brukseli, nga ndërmjetësit Borrell e Lajçak, nuk ka kurrfarë vlere, është vetëm përpjekje për ta bindur opinionin publik që Albin Kurti po punon dhe ishte më shumë një lloj liste e dëshirave. Dialogu është i ndërtuar në atë formë që Kosova dhe Seria të japin propozime e ndërmjetësi e ka për detyrë që propozimet t’i integrojë në një tekst. Nëse Kurti s’ka mbërritur prej pikës së parë deri në të fundit që ta zbërthejë atë dokument në mënyrën se si është në përputhje me interesin e Kosovës, mendoj se ka bërë gabim të madh”, ka thënë Hoxhaj, për mediet.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …