Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett në vazhdën e takimeve të këtij të fundit më udhëheqesit institucional të vendit. Hoxhaj ka bërë të ditur se me ambasadorin amerikan Kosnett ka biseduar për një dinamikë të re bashkëpunimi mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, derisa ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës. “Pata nderin ta pres në takim njoftues sot ambasadorin e ri të shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett. Ambasadorit i shpreha mirënjohjen për rolin jashtëzakonisht të rëndësishëm dhe mbështetjen e ShBA-së për Kosovën. Diskutuam për përmbylljen e shtetndërtimit të Kosovës, dialogun me Serbinë, transformimin e FSK-së, si dhe sfidat me të cilat përballet rajoni aktualisht. Shpreha përkushtimin për thellimin e mëtejmë të miqësisë marrëdhënieve të shkëlqyeshme mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …