leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj duhet të japë dorëheqje, ai ka fyer ndjenjat e shqiptarëve liridashës

Mjegulla që la pas ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj me deklaratat e tij retrograde se Shqipëria nuk duhet të interesohet, as të përzihet për fatin e Kosovës, ende nuk janë komentuar nga kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nga kryekuvendari, Veseli,  po as nga kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi. Deklaratat e pa matura dhe antikombëtare të Enver Hoxhajt, lëndojnë ndjenjat liridashëse dhe kombëtare të të gjithë shqiptarëve, dhe pikërisht për këtë ai do të duhej të kërkonte falje për deklarimet e tilla, ose të jepte dorëheqje nga posti i Ministrit të Jashtëm. Se cili ka qenë roli i Shqipërisë në luftën tonë çlirimtare kjo dihet botërisht, ashtu sikur dihet se prej vitit 1999 e deri tani nuk është shqiptuar deklaratë më skandaloze nga një zyrtar i Kosovës drejtuar Shtetit dhe Qeverisë së Shqipërisë.  (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Matti Nissinen: Kosova ka nevojë urgjente për formimin e institucioneve

Ambasadori i Finlandës në vendin tonë, Matti Nissinen ka thënë se Kosova ka nevojë urgjente …