Enver Hoxhaj: Përgjegjësi për rrezikimin e jetës së të moshuarve sot, Kurti dezertoi dhe ofroi një program qeverisës të zbrazët

Enver Hoxhaj e cilëson si rutinë vizitën e sotme të Oliver Varhelyi në Prishtinë por edhe pa ndonjë substancë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj po e cilëson si rutinë vizitën e sotme të Komisionarit evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi. Ai për KosovaPress thotë se ky i fundit nuk dha asnjë premtim që mbahen mend për vendin dhe se ishte një vizitë pa substancë. Ai e kritikon atë edhe për fjalimin para të zgjedhurve të popullit. Hoxhaj, i cili u takua me komisionarin evropian bashkë me kryetarin Veseli, thotë se nëse BE-ja nuk lëviz deri në fund të vitit për liberalizimin e vizave, kredibiliteti i saj në raport me Kosovën do të jetë në pikëpyetje. Kritike ndaj komisionarit evropian u shpreh edhe kryetarja e Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj, e cila tha se BE-ja i ka hyrë në hak Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …