Lideri në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të padinjitetshme deklarimin e kryeministrit Albin Kurti se nuk i janë dorëzuar dokumentet për dialogun Kosovë-Serbi, Hoxhaj tha se asnjë kryeministër nuk e thotë publikisht, në mënyrën siç e tha Kurti se është i informuar për dialogun më shumë nga emisari special i BE-së për dialogun, Mirsolav Lajçak. Kujtojmë se Kurti gjatë takimit në Bruksel tha se Qeveria Hoti nuk ia ka dorëzuar dokumentet për dialog, ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ish-kryeministri Hoti është sqaruar edhe njëherë për sa i përket dorëzimit të dokumenteve të dialogut, tek kryeministri aktual Albin Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …