Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, duke komentuar vendimin e Qeverisë për vendosjen e reciprocitetit për targa nga ana e Serbisë, është shprehur se e mirëpret vullnetin e Qeverisë për të implementuar marrëveshjet që ka prodhuar dialogu Kosovë – Serbi dhe është shprehur se vendimet e tilla janë “më mirë vonë se kurrë”. “Vendime të tilla duhet t’i shërbejnë përmbylljes së shtetësisë së Kosovës, jo hapjes së fushatës zgjedhore. Kryeministri Kurti që në të kaluarën ka mohuar rezultatet e dialogut, sot po zbaton marrëveshjet dhe afrimon ato! Më mirë vonë se kurrë! Por ne që ishim në qeveri dhe që tash jemi në opozitë, s’duhet të jemi vonë karshi interesit shtetëror. Është e shëndetshme për demokracinë e brendshme në Kosovë të kemi dallime politike, por jo edhe përballë agresionit të Serbisë dhe kur jemi në të drejtën tonë si shtet!”, ka thënë Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …