Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka konfirmuar se përkrah mbajtjen e konventës zgjedhore të kësaj partie gjatë qershorit. “Kam vizituar këto ditë degët e PDK-së dhe ka një kërkesë prej strukturave që PDK-ja duhet të hapet si reflektim i rezultatit zgjedhor, duhet profilizuar duke sjell njerëz të rinj, duhet riorganizuar politikisht me një platformë të re politike. Duhet riorganizuar edhe në planin organizativ, që të ndodhë një ndryshim. Në pikëpamjen time si Ushtrues detyre i kryetarit kjo do të duhej të kulmonte me një konventë që duhet të mbahej këtij muaji”, është shprehur Hoxhaj. Ai ka thënë se nga kjo konventë do të duhej të dilte edhe kryetari i ri i PDK-së por nuk ka konfirmuar nëse do të jetë vet kandidat për kryetar të partisë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …