Enver Hoxhaj, Erion Veliaj: Faktori shqiptar të unifikohet në mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe themeluesve të saj

Enver Hoxhaj, Erion Veliaj: Faktori shqiptar të unifikohet në mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së dhe themeluesve të saj

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, i shoqëruar nga nënkryetari Xhavit Haliti dhe Sekretari i përgjithshëm, Uran Ismaili, janë pritur në takim nga kryetari i Tiranës, Erion Veliaj.

Në takim me kryetarin Veliaj, krerët e PDK-së kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në Kosovë e rajon si dhe nevojën e unifikimit të faktorit shqiptar në mbrojtjen e luftës së drejtë të UÇK-së.

“Ne jemi të sigurtë se kryetari jonë i partisë, presidenti i Republikës dhe të gjithë të tjerët që janë në Gjykatën Speciale do të dalin faqebardhë. Por, mbështetja politike dhe morale nga i gjithë faktori shqiptar ka qenë e rëndësishme për Kosovën. Si dy shtete, për këtë temë është mirë të kemi një qëndrim si Kosovë dhe Shqipëri, sepse lufta e drejtë UÇK-së e ka na ndryshuar rrjedhën e historisë shqiptare.”, ka thënë Hoxhaj duke shtuar se “Në historinë e krijimit të shtetit të pavarur të Kosovës, emrat e Kadriut dhe Hashimit janë prej emrave më të spikatur”.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se kryeqyteti shqiptar është i gatshëm për të ngritur fonde për mbrojtjen e ish krerëve të UÇK-së në Hagë.

“Ju jap garancinë time se Tirana, si kryeqytet i të gjithë shqiptarëve, do ta mbështesë këtë kauzë në të gjitha nivelet dhe kapacitetet e saj. Nëse është e nevojshme edhe në mbledhjen e fondeve por edhe në çfarëdo nevoje tjetër që mund të paraqitet gjatë rrugës. Kjo nuk është kauza vetëm e Kadriu apo Hashimit, kjo është kauza e të gjithë shqiptarëve.”, ka thënë Veliaj.

Në fund të këtij takimi, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e uroi kryetarin Hoxhaj për kandidaturën e tij për kryeministër të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …