Mendoj që Vjosa Osmani në pozitën e ushtrueses së detyrës të presidentit më së paku ka reflektuar rezon shtetëror në vizitën e saj, në Tiranë, thotë Enver Hoxhaj. Ajo më shumë është prezantuar si kryetare partiake, që ka vizion ta krijojë parti, sesa si përfaqësuese e Presidencës. Sjellja, qëndrimet e saj në Tiranë, kanë qenë të papërgjegjshme. Ajo më shumë i ka lënduar raportet Kosovë – Shqipëri sikurse ka bërë edhe Albin Kurti”. Hoxhaj ka shtuar se pozita e kryeministrit dhe presidentit nuk e lejon atë të flasë në emër të partisë politike, por në emër të qytetarëve. “Kjo është fryma e përçarjes politike që e kultivojnë Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, të cilën e kanë bartë në skenën politike shqiptare”, ka thënë Hoxhaj. Zonja Osmani është në përpjekje për të krijuar parti politike, por veprimet e saj nga posti të cilin e përfaqëson janë të papërgjegjshme. Unë mendoj se qytetarët e Shqipërisë nuk i kanë marrë seriozisht deklarimet dhe qëndrimet e Vjosa Osmanit, gjatë vizitës në saj në Shqipëri.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …