Ushtruesi i detyrës së Kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka folur rreth ofertës së kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj për huazim të votave. Hoxhaj tha se ai i ka borxh PDK-së që nga viti 2017 kur ishte bërë kryeministër. Ai tha se ju takon partnerëve të koalicionit qeverisës të tregojnë se si e shohin ata zgjedhjen e kryetarit të vendit. Hoxhaj thekson se Haradinaj pos që i ka borxh PDK-së i ka edhe LDK-së pasi thotë se ata e kanë bërë kryeministër në vitin 2004. Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së thotë se deklarimi i kreut të AAK-së për kryetar nga PDK është parë i ngutshëm.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …