Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj tha se kushdo që dëshiron ta marrë postin e kryetarit e partisë, duhet t’i nënshtrohet garës zgjedhore. PDK nuk mund të vazhdoj tutje me ushtrues detyre dhe se ka ardhur koha që ajo të mbajë zgjedhje të reja. I pyetur se a do t’i hyjë garës për kryetar të partisë, ai tha se për këtë do të diskutojë me kolegët në parti. Hoxha theksoi se PDK ka qenë forcë e ndryshimit në këtë vend. Ai kërkoi që kryesia aktuale dhe ai si ushtrues detyre duhet të japin dorëheqje në mënyrë që të formohet një komision që mbikëqyrë Konventën Zgjedhore duke saktësuar se kryetari i ri i PDK-së duhet të dalë nga një proces zgjedhor demokratik.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …