Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se letra e sekretarit të shtetit amerikan Antony Blinken është ftesë për një momentum të ri për Kosovën. Ai ku ka theksuar se koha kur është dërguar kjo letër dhe me përmbajtjen e saj që kryesisht merret me temat e jashtme dhe dialogun Kosovë-Serbi, sipas tij, ka qëllim të qartë që dialogun ta fokusojë në njohje të ndërsjellë. Enver Hoxhaj thotë se lista e temave që janë përmendur në këtë letër të sekretarit Blinken, e bëjnë atë platformë të politikës së jashtme amerikanë të vitit 2022. Në fillim të letrës të Sekretarit Blinken, tregohet agjenda e SHBA-së në raport me Kosovën dhe pritet që kjo të zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me ambasadorin, Xhefri Hovenier dhe të dërguarin e posaçëm Gabriel Escobar! Prandaj, duhet të merret shumë seriozisht!”, ka shkruar Enver Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …