Deputeti i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët shtetërorë, të cilët dje, gjatë seancës në Kuvend për nder të Ditës së Pavarësisë, edhe kësaj radhe nuk përmenden emrat e mbiemrat e krerëve të UÇK-së në fjalimet e tyre. Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet, ka thënë Enver Hoxhaj duke përshkruar ata, të cilët nuk ia përmenden emrin e Hashim Thaçit, por as Kadri Veselit, Jakup Krasniqit, madje as të Rexhep Selimit. Kjo është sjellje injoruese ndaj atyre, me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë së Kosovës më 12 shkurt të vitit 2008. Përse këta në Kuvend nuk mundën t’ia thoshin emrin çlirimtarit, Hashim Thaçi me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, ka pyetur Enver Hoxhaj. Kjo është hera e dytë që tre krerët kryesorë të Shtetit të Kosovës nuk përmendin emrat e tre shpallësve të pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi por as emrin e Fatmir Sejdiut.
Dhe për të qenë hipokrizia edhe më e përdalë është fakti se kryekuvendari aktual, Glauk Konjufca ka vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë, por nga frika prej Albin Kurtit, ose nga egoja e tij e sëmurë e fodulle, nuk përmendi asnjë emër në fjalën e tij me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë. Inati, arroganca, shpërfillja, injorimi, janë vese të ulëta të njerëzve të ligj e të pa karakter. Albin Kurti i thur lavde kriminelit serb Ivanoviq, i akuzuar për vrasjen e 30 shqiptarëve gjatë dhe pas luftës, ndërsa në ditën e pavarësisë nuk përmend madje as deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për shkak se ai tashmë ndodhet bashkë me Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Salih Mustafën, Nysni Gucatin, Nasim Haradinajn e Pjetër Shalën, në burgun e Sheveningenit në Hagë. (RKL)