Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, ka premtuar rritje të pensioneve për veteranët për 30 për qind gjatë takimit që ka zhvilluar sot me veteranët, familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës në Mitrovicë. Me këtë rast, ai ka folur për mungesën e shokëve, themeluesve të UÇK-së, të PDK-së dhe shtetit të Kosovës, Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit. Ai është shprehur i bindur se ata do të kthehen fitimtar nga Haga, derisa ka kërkuar mbështetjen e bashkëluftëtarëve të tyre për zgjedhjet e 14 shkurtit. Prej neve si bashkudhëtarë të tyre, si shokë të tyre, si bashkëpunëtorë të tyre, si bashkëpartiakë të tyre kërkohet që ta bëjmë maksimumin në këto zgjedhje, që sa më e fortë që do të jetë PDK aq më e fortë do të jetë Kosova dhe po aq më të fortë do të jenë edhe shokët tanë në gjykatë“, ka theksuar Hoxhaj.