leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me raportimet ndërkombëtare për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar lidhur me raportimet ndërkombëtare për rritjen e numrit të ushtarëve të KFOR-it në veriun e Kosovës. Ai  kritikoi këtë zhvillim, duke thënë se në vend që Kosova të ishte pranë anëtarësimit në NATO, ajo po perceptohet ndërkombëtarisht si një problem serioz i sigurisë evropiane, me një imazh se është në prag të një konflikti të mundshëm. Hoxhaj theksoi se ky është një dëm i madh që i është shkaktuar Kosovës për shkak të gabimeve të mëdha të Qeverisë së Kosovës. Sipas tij, situata e krijuar u gëzon vetëm Serbinë dhe Rusinë, të cilat kanë interesa strategjike për destabilizimin e rajonit. Ai gjithashtu ngriti pyetjen nëse ndërkombëtarët kanë njohuri më të thella për brishtësinë e sigurisë nacionale të Kosovës, duke nënkuptuar se situata është më e ndjeshme sesa mund të duket në sipërfaqe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …