Kryetari aktual Partisë Demokratike, Enver Hoxhaj, ka bërë me dije se ky subjekt politik nuk do ta mbështet asnjë kandidat për presidenti, i cili vjen nga partitë në pushtet. Në një konferencë për media, ai ka thënë se kjo parti është e gatshme të bisedojë për çështjen e presidentit me partitë në pushtet. “Që ta kuptoni drejtë qasjen tonë. PDK-ja është në opozitë, mbetet në opozitë, por janë 4-5 tema të cilat janë të karakterit nacional, ku kërkohet konsensus nacional. Një temë e tillë është edhe kjo pakoja e rimëkëmbjes ekonomike, një temë e dytë është edhe zgjedhja e presidentit. Presidenti, i cili zgjidhet në Kuvendin e Kosovës nuk është vetëm president i partive që janë në qeveri, i shumicës parlamentare, ai është president edhe i opozitës dhe i gjithë qytetarëve të Kosovës”. Nëse partitë në pushtet i kërkojnë votat e PDK-së për këtë çështje, atëherë kandidati për president duhet të jetë nga kjo parti, sepse kemi vota për asnjë kandidat që vjen prej partive në pushtet, ka deklaruar Hoxhaj.
