leoni

Enver Hoxhaj: Kandidati i vetëm për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli, zgjedhja e tij është e pandalshme

Enver Hoxhaj: Kandidati i vetëm për kryetar të Kuvendit është Kadri Veseli, zgjedhja e tij është e pandalshme

Në takimin konsultativ me partitë politike, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se sa më shpejt duhet të formohen institucionet e vendit, por ka shumë rëndësi edhe cilësia dhe jo vetëm formimi i institucioneve. Ai tha se nuk është mirë që kryesuesi Adem Mikullovci të merr vendime të njëanshme, sikur ka bërë me caktimin e seancës për të enjten. Hoxhaj tha se kandidati i vetëm i tyre për kryetar të Kuvendit  është Kadri Veseli dhe zgjedhja e tij është e pandalshme, sikur që është zgjedhja edhe e Ramush Haradinaj kryeministër. Nënkryetari i PDK tha se kjo parti nuk do të marrë pjesë në seancën e së 10 gushtit, derisa nuk respektohet vullneti i qytetarëve. Duhet të merren hapa të koordinuar  politikë e jo hapa të nxituara që nuk i shërbejnë stabilitetit politik. PDK e njeh rolin e kryesuesit dhe do ta respektojnë këtë pozitë, por jo veprimet e tij të njëanshme.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …