Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka biseduar ministren e Jashtme të Madagaskarit, Beatris Atalla, në kuadër të Samitit të Frankofonisë që po mbahet në Madagaskar. Hoxhaj e ka falënderuar zonjën Beatris për ftesën si vend nikoqir i Samitit, ndërsa ka biseduar për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ky shtet. Me këtë rast Hoxhaj i ka dorëzuar ministres Atalla edhe kërkesën zyrtare për njohje. Ndërkohë, ministrja Atalla e ka falënderuar Hoxhajn për vizitën si dhe dorëzimin e kërkesës për njohje të pavarësisë së Kosovës “Si ministre e Punëve të Jashtme e Madagaskarit, dhe si presidente e konferencës ministrore frankofone, së pari dëshiroj të falënderoj ministrin dhe delegacionin e Kosovës për ardhjen e tyre në Madagaskar, dhe para se gjithash për dorëzimin e kërkesës në mënyrë që pavarësia e Kosovës të njihet nga Madagaskari ka thënë ministrja, Beatris Atalla.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …