Enver Hoxhaj kërkon nga kryeministri Albin Kurti që tema e të zhdukurve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë

Enver Hoxhaj kërkon nga kryeministri Albin Kurti që tema e të zhdukurve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te memoriali i personave të zhdukur, para objektit të Kuvendit me rastin e 27 Prillit-Ditës Kombëtare për Persona të Zhdukur. Ai me këtë rast ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që tema e të zhdukurve të jetë prioritet në dialogun me Serbinë. Sipas tij, Qeveria aktuale e ka keqpërdorur këtë temë, prandaj edhe duhet që të merret seriozisht me këtë çështje. Madje ai tha se moszbardhja e fatit të të pagjeturve është turp edhe për Bashkimin Evropian dhe institucionet e tjera ndërkombëtare. Hoxhaj ka potencuar kur ia ka qenë pjesë e institucioneve, kjo ishte tema e parë për të cilën diskutonte me të gjithë përfaqësuesit e huaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lidhur me rikthimin e Vjosa Osmanit në LDK, Lutfi Haziri  thotë se një presidente në detyrë nuk sheh mbrapa

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kundërshtuar zërat për një rikthim të …