leoni

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj, kërkon një front të përbashkët opozitar dhe shoqëror, për ta larguar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti

Deputeti i PDK-së dhe nënkryetari i Kuvendit Enver Hoxhaj, kërkon një front të përbashkët opozitar dhe shoqëror, për ta larguar kryeministrin Albin Kurti nga pushteti, pasi vetëm në këtë formë largohen populistët nga qeverisja dhe merren përgjegjësi për temat madhore që i ka Kosova. Hoxhaj thotë se e sheh të pamundur një bashkëpunim në të ardhmen me  Vetëvendosjen. Hoxhaj në një intervistë për KosovaPress, deklaron se s’ka disponim që të ketë zgjedhje të parakohshme në Kosovë, por do të pritet që të ketë zgjedhje të rregullta qoftë në dhjetor të këtij viti apo janar të vitit 2025. Ai kritikon edhe dy partitë të tjera opozitare, LDK dhe AAK, siç thotë se janë rrudhur në interesa të ngushta për krijimin e një fronti të përbashkët, i cili sipas tij, nuk do të nënkuptonte domosdoshmërish një koalicion parazgjedhor.  E shih të pamundur bashkëpunimin në të ardhmen me Lëvizjen Vetëvendosje ka saktësuar, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

Gjykata Speciale cakton panelin e gjyqtarëve, lidhur me shqyrtimin e kërkesës së Haxhi Shalës për mbrojtje ligjore

Dje më 19 shtator, kryetarja e Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova, ka caktuar Panelin e Gjykatës …