leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Këtë javë do vendosi nëse do të kandidojë për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës

Enver Hoxhaj ka folur rreth kandidaturës së tij të mundshme për kreun e Partisë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se kjo garë nuk është garë mes kandidatëve, pasi sipas tij, PDK-së i duhet pushteti në nivel qendror. Hoxhaj ka theksuar se kjo javë për të do të jetë vendimtare sa i përket nëse do t’i hyjë garës për kryetar të PDK-së. Për më tepër ai ka potencuar se për postin e kryetarit të PDK-së mund të kandidojnë të gjithë anëtarët e kësaj partie, ndërsa nuk ka dashur të zbulojë nëse këto kandidatura do të shpalosen në mbledhjen e sotme të Këshillit drejtues të partisë. Hoxhaj ka bërë me dije se të gjitha kandidaturat e mundshme për kryetar do të dorëzohen me shkrim në grupin punues të partisë, për të cilën tha se ka më së shumti potencial për ta udhëhequr Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …