Enver Hoxhaj: Ata mund të dëmtojnë emblemën tonë, por jo atë që përfaqëson, Kosova është shtet i pavarur dhe sovran

Enver Hoxhaj: Koalicioni PDK-AAK-NISMA, Kadri Veselin e ka të vetmin kandidat për kryetar të Kuvendit

Zëvendës-kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj në një prononcim për media pas mbledhjes së Kryesisë së PDK-së tha se koalicioni PDK-AAK-NISMA ka të vetmin kandidat për kryetar të Kuvendit, Kadri Veselin. Në këtë takim të Kryesisë së PDK-së është diskutuar për situatën politike në vend si dhe për zgjedhjet lokale. Hoxha tha se partia qëndron pas propozimit të kryetarit, Kadri Veseli që ai të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentar, me kusht që të votohet Qeveria Haradinaj. Zëvendëskryetari i PDK-së ka thënë se të mërkurën do të marrin pjesë në takimin me përfaqësuesit e partive politike për të gjetur një zgjidhje. Nesër në takim me subjektet politike do të bisedojmë për të arritur konsensus për seancën… Koalicionit PDK-AAK-Nisma i takon propozimi për kryetar të Kuvendit dhe ne e kemi kandidatin e që është kryetari Kadri Veseli”, ka thënë Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …