Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj konsideron se fitorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në zgjedhjet e fundit, s’ishte gjë tjetër, veçse populizëm

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke folur në një debat publik mbi rreziqet e politikës populiste në kontekstin e intolerancës etnike ka deklaruar  se fitorja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nuk është asgjë tjetër, veçse populizëm. E shtroj pyetjen se a është Kosova pas 2 vitesh më e sigurt sesa ka qenë në vitet 2019-2021? A ka Kosova në vitin 2023 më shumë aleatë sesa ka pasur në vitin 2021? A ka Kosova në këtë vit  më shumë njohje, më shumë anëtarësi ndërkombëtare sesa ka pasur në vitet  2019 – 2020? A jetojnë njerëzit më mirë në Kosovë sesa kanë jetuar në atë kohë? Të gjitha këto pyetje e kanë përgjigjen fort negative”, ka thënë Hoxhaj.  “Për ne në Kosovë është jetike po ashtu të jemi të vendosur ta tejkalojmë populzimin aktual nëse ne i themi qytetarëve të Kosovës që Kosova më 1999 ka triumfuar mbi historinë dhe Serbinë si okupues, që ne në vitin 2008 kemi triumfuar për herë të dytë me shpalljen e pavarësisë dhe për ne është jetike që të ndërtojmë një marrëdhënie normale me Serbinë drejt njohjes së ndërsjellë”, ka thënë mes tjerash nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …