Ushtruesi i detyrës së të parit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se kryeministri i vendit, Albin Kurti, shtetin e Kosovës po e sheh si të përkohshëm. Ai mes tjerash është shprehur se Qeveria Kurti nuk ka program dhe as plan veprimi, si dhe akuzoi atë që nuk po bën mjaftueshëm për vaksinimin e popullatës. “Kurti dhe Vetëvendosje përfaqëson projekt komplet tjetër prej saj që është bërë 20 vjetët e fundit. Ne i kemi besuar perëndimit dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë, kemi punuar që ta bëjmë një Kosovë qytetare multietnike sikurse kemi negociuar në Vjenë. Ndërkaq Kurti shtetin e Kosovës e sheh si të përkohshëm, ndërsa ne e shohim si të përhershëm. Kurti nuk do asnjë marrëveshje me Serbinë, nuk e sheh të rëndësishëm anëtarësimin në OKB, dhe ky vend mund të jetë me gjendje ekonomike pak më të mirë se tash më 2024-2025, por ndërkombëtarisht mund të jetë më pak shtet se sa është sot për shkak të mënyrës se si e shohin Kurti e Osmani këtë shtet e qeveri”, ka theksuar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …