Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të paprecedent veprimin e Vjosa Osmanit e cila në fotografitë e pjesëmarrjes në Samitin e SEECP-së e kishte prerë foton ku shihej kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Hoxhaj tha se ky veprim i presidentes e tejkalon normalitetin e funksionimit politik dhe se shpreson që Osmani do të nxjerrë mësim nga një situatë e tillë. Sjellja e Vjosa Osmanit është e paprecedent, unë nuk njoh lider i cili në këto 20 vitet e fundit ka prerë foto të dikujt së paku të kryeministrit të Shqipërisë që e kanë zgjedhur qytetarët në mandatin e tretë. Por ne kur jemi përfaqësuar në takime të tilla rajonale, evropiane, botërore nuk e kemi larguar përmes prerjes asnjë përfaqësues të Serbisë, Rusisë, lëre më një shqiptar. I pyetur se si janë marrëdhëniet aktualisht mes dy vendeve, Hoxhaj deklaroi se nuk ka koordinim as në nivel presidentësh, as mes dy kryeministrave. Sipas tij, nëse ka një koordinim mes Prishtinës, Shkupit, Tiranës dhe Podgoricës, atëherë do të ketë efekte pozitive edhe në nismën rajonale “Ballkani i Hapur” sepse “do t’i bëhej një bllok Serbisë”.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …