Enver Hoxhaj: Kurrë nuk do ta kishte menduar që Kosova do ta kishte një kryeministër që tallet me Amerikën

Enver Hoxhaj: Kurrë nuk do ta kishte menduar që Kosova do ta kishte një kryeministër që tallet me Amerikën

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Enver Hoxhaj bashkë me Memli Krasniqin kanë prezantuar të dielën Planin e Rimëkëmbjes së politikës së jashtme dhe të promovimit të Kosovës. Ai tha se për dallim prej Rambouillet e Vjenës, ku ishin marrë vendime në favor të Kosovës për çlirimin dhe pavarësinë e vendit, si rezultat i një diplomacie të mençur, tani në Kosovë kemi politikanë antiamerikanë e autokratë si Albin Kurti, i cili nuk e merr seriozisht politikën e jashtme. Hoxhaj goditi Kurtin duke thënë se kurrë nuk do ta kishte menduar që Kosova do ta kishte një kryeministër që tallet me Shtëpinë e Bardhë duke i përmendur thikat mbi hartën e Kosovës dhe që i linçon e ofendon zyrtarët amerikanë. Ai ka theksuar se falë diplomacisë në Konferencën e Rambujesë, të kryesuar nga Hashim Thaçi, Kosova fitoi mbështetjen e SHBA-së dhe të perëndimit dhe pavarësia në vitin 2008 u shpall po ashtu falë diplomacisë së mençur dhe falë largpamësisë për të bashkëpunuar me SHBA dhe BE-në.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …