Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Marrëveshjen e pranuar nga kryeministri Kurti e kemi refuzuar, në Vjenë, para shpalljes së pavarësisë

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj tha në RTV21, se marrëveshja e pranuar nga kryeministri Kurti është ajo që delegacioni i Kosovës në Vjenë  e ka refuzuar  qysh para pavarësisë. Unë kam qenë pjesë e negociatave,  në Vjenë, në vitet  2006-2007. Po ashtu ambasadori amerikan, një mik fort i çmuar dhe mbështetës i Kosovës, ka qenë së bashku me mua në negociata.  Unë e di se çfarë kanë propozuar serbët në vitet 2006- 2007, kjo është ajo çfarë ne e kemi refuzuar në Vjenë dhe tani është në tavolinë. Ne kemi pasur kërkesë nga ana e Serbisë që të ketë pushtet të tretë në Kosovë dhe një territorializim të të drejtave të minoritetit serb, por nuk kemi pranuar, ka saktësuar  nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Yll Buleshkaj: 141 zyrtarë publik nuk e kanë deklaruar pasurinë

Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, Yll Buleshkaj ka bërë të ditur se 141 …