Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj i shoqëruar nga bashkëpartiak kanë bërë homazhe te kompleksi memorial për viktimat e familjes Berisha, në 22 vjetorin e kësaj masakre. Sipas tij, kjo masakër është dëshmi konkrete e gjenocidit të Serbisë, prandaj sipas tij shteti serb duhet të paditet për krimet e kryera gjatë luftës. Hoxhaj u zotua se kjo çështje do të jetë prioritet dhe se asnjëherë nuk do të pushojnë duke kërkuar drejtësi. Ai nuk la pa përmendur edhe gjykimin e krerëve të UÇK-së në Hagë, e që sipas tij, po gjykohen padrejtësisht. Hoxhaj shtoi se është e papranueshme që të rishkruhet historia e Kosovës sepse është rishkruar këtu në Therandë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …