Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga PDK-ja Enver Hoxhaj, ka folur lidhur me takimin e dytë të Ekipit të Unitetit, me ftesë të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier. Mysafir në këtë takim ishte edhe ish-këshilltari i Marti Ahtisaarit, aktualisht në detyrën e nënsekretarit të Shtetit për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Finlandës, Kai Sauer. Hoxhaj, ka thënë me këtë rast se mbështetja amerikane dhe evropiane e uniteti politik mbipartiak si përfaqësim i vullnetit të popullit, solli pavarësinë e Kosovës. Kosova është mirënjohëse përgjithmonë dy miqve për rolin historik në këtë kohë, kur Kosova kishte më së shumti nevojë për përkrahje ndërkombëtare! Andaj shkëmbyem kujtimet tona nga puna e përbashkët deri këtu, duke e njohur çdoherë miqësinë e pazëvendësueshme që Kosova ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-në, ka shkruar Hoxhaj.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …