Kryetari aktual i PDK-së, Kadri Veseli, gjatë një konference për medie ka bërë të ditur se ish ministri, Ever Hoxhaj do ta zëvendësojë Hashim Thaçin në postin e ministrit të Jashtëm, post të cilin e kishte mbajtur gjatë një mandati, në ish-koalicionin qeveritar. Duke folur për rekomandimin e vizave për Kosovën, Kadri Veseli ka thënë se partia e tij ishte “lokomotivë” e këtij procesi. “Nga selia e PDK-së falënderoj qytetarët për durimin. Falënderoj ish kryeministrin, ministrat e integrimeve të jashtëm. Bartës i proceseve të jashtme të Kosovës do të jetë Enver Hoxhaj”, ka thënë Veseli. Enver Hoxhaj gjatë konferencës ka thënë se është ditë e veçantë rikthimi i Kosovës në Evropë pas 25 vjetësh. (!) Përgëzoj të gjitha qeveritë punë brilante në përmbushjen e kritereve. Vendi ynë ka pasur 101 kritere dhe është e arritur e madhe. Kosova e vogël që t’i përmbush kërkesat e ambiciet por lëvizja e lirë mundëson që qytetarët t’i përmbysin interesat thelbësore për ta. Jemi të interesuar të zhvillohemi si vend”, ka thënë Hoxhaj.
