Kuvendi i Kosovës të premten pas disa muaj tentime arriti ta miratojë Pakon e Rimëkëmbjes Ekonomike, ku parashihet edhe të drejta e qytetarëve për të tërhequr 10% të Trustit. Kjo Pako u arrit të miratohej, falë votave që i dha PDK. Kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, thotë se meritën kryesore për miratimin e Pakon Ekonomike që do t’i ndihmojë qytetarët e ka partia e tij. Ai thotë se miratimi i kësaj pako është vendimi i parë në kuadër të përgjegjësive që ka marrë si kryetar i PDK-së, por thotë meritën për kalimin e saj e ka shefi i Grupit Parlamentar, Bedri Hamza dhe ekspertët tjerë të partisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …