Enver Hoxhaj, mirëpriti propozimin e kryeministrit, Edi Rama, mbi një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Enver Hoxhaj, mirëpriti propozimin e kryeministrit, Edi Rama, mbi një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Deputeti nga radhët  e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka mirëpritur propozimin e kryeministrit Edi Rama mbi një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, draft të cilin ka thënë se e ka parë. Këtë hap të  kryeministrit,  Edi Rama, Enver Hoxhaj e ka cilësuar si të rëndësishëm dhe të mirë. Ai ka thënë se shpreson se këtë dokument do ta arrijë në Kuvendin e Kosovës për diskutim të mëtutjeshëm. Është thelbësore që Kosova të punojë së bashku me aleatët tanë strategjikë në mënyrë që të adresojmë me përgjegjësi dialogun Kosovë-Serbi dhe qasja më e qëndrueshme është përmes një marrëveshjeje të plotë të njohjes reciproke. Enver Hoxhaj thotë se Asociacioni nuk është një shpikje e kryeministrit, Edi Rama, por është një obligim për Kosovën, qysh  nga viti 2013. Unë e përshëndes dhe e çmoj shumë kontributin e kryeministrit Rama dhe Shqipëria ka pasur rol në të kaluarën dhe duhet të ketë edhe sot, në tejkalimin e situatës në veri të vendit, ka saktësuar Enver Hoxhaj.

 

Kontrolloni gjithashtu

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë

Formacioni politik,  Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …