leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Mospjesëmarrja e Kurtit në takimin e Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme të Kosovës

Vendimin e  kryeministrit, Albin Kurtit për mospjesëmarrje në takimin e kryeministrit Edi Rama me liderët e Rajonit në kuadër të Procesit të Berlinit, që u mbajt në Tiranë  e ka kundërshtuar ashpër  ish-ministri i Jashtëm, nënkryetari i Kuvendit të Kosovës  Enver Hoxhaj. Ai ka shkruar me këtë rast se ky veprim  nënkupton “dezertim të politikës së jashtme të Kosovës”. Sipas Hoxhajt, mungesa e Kurtit në Tiranë po ndodh për shkak të inatit të papeshuar të tij. Mospjesëmarrja e Kurtit në takim përgatitor të Tiranës për Procesin e Berlinit është dezertim i politikës së jashtme. Kjo ndodhë për shkak të inatit të papeshuar dhe  një sërë pretekstesh të ndërthurura keq që tregojnë se Kosova ka mbetur pa zë në Ballkan, në Evropë dhe në botë,  ka shkruar mes tjerash, Enver  Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avni Arifi: VV po përballet me pasojat e sjelljes së saj në opozitë

Analisti politik Avni Arifi ka komentuar zhvillimet e fundit në Kuvendin e Kosovës, duke kritikuar …