Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Ndërmjetësuesit e dialogut janë fshehur pas aktit të agresionit në Banjskë të Zveçanit të bandave serbe më 24 shtator

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj deklaroi se Bashkimi Evropian dhe ndërmjetësuesit e dialogut janë fshehur pas aktit të agresionit në Banjskë të Zveçanit të ndodhu më 24 shtator. Sipas tij, nuk ka proces politik për të kthyer institucionet në veri të vendit dhe vizion diplomatik që partnerët ndërkombëtarë të vendosin sanksione mbi Serbinë. Kështu u shpreh Hoxhaj pas mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku u shpreh se vendi vazhdon të mbetet nën sanksionet e BE-së, për çka nuk mund të pranohen as të hollat nga marrëveshjet ndërkombëtare. Teksa foli për sulmin e 24 shtatorit, Hoxhaj u shpreh se BE është fshehur nga ajo ditë. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ai tha se është detyrë e kryeministrit që të jap llogari para Kuvendit të Kosovës. Enver Hoxhaj shtoi se Kosova vazhdon të mbetet nën sanksione edhe pas sulmit të 24 shtatorit. Sipas tij, qeveria do të duhej që të bind partnerët për sanksione ndaj Serbisë.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …