Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, ka mbajtur tubim elektoral në Fushë Kosovë ku ka prezantuar Planin e Rimëkëmbjes. Ai ka thënë PDK-ja është e vetmja parti politike që mund ta rimëkëmbë Kosovën dhe është adresë e stabilitetit, sigurisë dhe zhvillimit. “Ne jemi partia e vetme politike që në këto zgjedhje edhe për shkak të goditjes kemi dal me një platformë dhe platforma jonë është rimëkëmbje. Ne duam që ta rimëkëmbim Kosovën në planin politik, në planin ekonomik, në planin arsimor dhe në planin shëndetësor. Nuk e kemi bërë një platformë e cila përshkruan situata të paqena, por është një platformë konkrete, prandaj i ftoj qytetarët e Fushë Kosovës, sikurse i ftoj qytetarët e Kosovës që t’i besojnë PDK-së, se nën një ne jemi adresë e stabilitetit, ne jemi adresë e sigurisë, e zhvillimit, e përparimit, krahas një të panjohure, krahas një të rrezikshme, krahas një të paparashikueshme sikurse është Lëvizja Vetëvendosje”, ka thënë ai.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …