Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se në programin e Qeverisë së re të Gjermanisë, kërkohet heqja e vizave për qytetarët e Kosovës dhe përkrahet dialogu për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Por, mungon edhe diçka shumë e rëndësishme për Kosovën sikur janë e ardhmja e saj dhe e Ballkanit. “Në marrëveshjen e koalicionit gjerman nuk përmendet njohja e ndërsjellë, gjë që është një shqetësim serioz për Kosovën! Për më tepër, nuk thuhet asgjë për marrëveshjen obligative ligjore që duhet të arrihet në mes Kosovës dhe Serbisë, e cila fillimisht ishte propozim gjerman në nivel evropian!”, ka thënë Hoxhaj në një postim të tij. Joshka Fisher dhe Guido Westerwelle më kanë treguar se si ata kur ishin bërë ministra të jashtëm në qeveri të re dhe program të ri, kishin marrë përsipër edhe zotimet e vjetra të qeverisë paraprake! Ishte Angela Merkel, e cila në vitin 2011 paraqiti tri kushte gjermane gjatë një takimi me Boris Tadiqin në Beograd dhe thelbi i këtyre kushteve gjermane ishte arritja e marrëveshjes obligative ligjore. Kështu, njohja e Kosovës u vendos si kusht për Serbinë për anëtarësimin e saj në BE dhe qëndrimi gjerman u shndërrua në pozicion të përgjithshëm evropian që nga vitet 2011-2012.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …