Enver Hoxhaj nga Gjilani fton sërish Albin Kurtin në debat televiziv

Enver Hoxhaj nga Gjilani fton sërish Albin Kurtin në debat televiziv

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidati për kryeministër, Enver Hoxhaj, para të rinjve të Gjilanit ka paraqitur programin e Rimëkëmbjes ekonomike. Hoxhaj tha se me të kryeministër, të rinjve do t’u kushtohet vëmendje e veçantë dhe do të punojnë që t’u ofrojnë të ardhme më të mirë. Ai para të rinjve gjilanas tha se me të kryeministër do t’i rregullojnë raportet me ShBA-të e me Evropën, që tha janë prishur nga qeveritë e kaluara.

Nga atje, Hoxhaj edhe një herë ka ftuar në debat kryetarin e Vetëvendosjes Albin Kurtin, për të cilin tha se nuk ka guxim që të ballafaqohet me të në një debat për programin me të cilin garojnë në këto zgjedhje.

“Ne e kemi programin më të mirë, ne e kemi lidershipin më të mirë, ne e kemi ekipin më të mirë për t’i fituar këto zgjedhje dhe Albin Kurti i ik debatit, i ik debatit me PDK-në. Fjala e tij ‘dil matu’ ka qenë e njohur dhe unë saktë i them Albinit në Gjilan dil matu në debat, po ai nuk po guxon të bëjë një gjë të tillë, po i ik debatit. “, ka thënë Hoxhaj.

Ai tha se vetëm ngjarja e djeshme në raport me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve tregon që Vetëvendosja dëshiron të jetë mbi shtetin.

Vetëm dje çka ka ndodhur, mënyra se si e ka sulmuar një institucion të pavarur, KQZ-në, kur nuk i ka ra mirë, kur i ka ra shumë mirë kur e ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese me e rrëzua Avdullah Hotin me rregulla të njëjta, me procedura të njëjta dhe kur nuk i bjen mirë, kur Gjykata Kushtetuese me vendimin e njëjtë po merr masa në raport më të dhe kjo tregon realisht ai dëshiron të qëndrojë mbi shtetin”, ka thënë Hoxhaj.

Ai tutje shtoi se Lëvizja Vetëvendosje dëshiron të jetë më e madhe sesa shteti.

Në këto zgjedhje nuk është në pyetje vetëm kush do të qeverisë, është në pyetje a do të mbesim edhe më tutje demokraci apo do të shndërrohemi në diçka tjetër”, tha ai.”, shtoi ai.

Hoxhaj tha se vetëm PDK mund të dërgojë Kosovën përpara në procesin integrues, për çka tha se zgjedhjet e 14 shkurtit janë zgjedhje edhe për dinjitet.

“Vetëm një parti politike që e ka shtrat të vetin UCK-në, shtrat të saj ata që kanë luftuar për lirinë e këtij vendi, ata që kanë sakrifikuar në burgjet e Serbisë për lirinë e këtij vendi, ata të cilët janë themel i këtij shteti, vetëm kjo parti politike mundet me ia vendos kulmin këtij shteti dhe ne ia vendosim kulmin këtij shteti kur arrijmë ta anëtarësojmë Kosovën në OKB. Prandaj këto zgjedhje janë zgjedhje edhe për shtet, po këto zgjedhje janë edhe për dinjitet”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj para të rinjve të Gjilanit tha se Partia Demokratike të Kosovës e ka programin më të mirë për ekonominë, për shëndetësinë e për arsimin.

Ai tha se duan që Gjilanin ta shndërrojnë në një qytet të rëndësishëm ekonomik në mënyrë që të rinjve t’u ofrohen vende të punës në qytetin e tyre. E kjo Hoxhaj tha se arrihet përmes planit të rimëkëmbjes ekonomike që parasheh subvencione, fond prej 500 milionë euro e lehtësira të tjera për bizneset.

“Përderisa ne mbështesim sektorin privat, jemi partnerë të sektorit privat, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë mirëqenie, ne nuk mund ta rrisim territorin, po mund ta rrisim ekonominë. Një parti politike donë me rrit taksat si Vetëvendosje dhe nje parti politike i demonizon biznesmenët siç bën Vetëvendosje këtu në Gjilan dhe në nivel të vendit”, tha ai.

Hoxhaj edhe nga Gjilani ka kritikuar qeverinë në detyrë që qytetarët e Kosovës ende nuk kanë arritur ta marrin vaksinën për COVID-19. Votën para të rinjve të Komunës së Gjilanit e kanë kërkuar edhe kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës nga kjo komunë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …