Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Nuk marr pjesë në inagurimin e Vjosa Osmanit sepse nuk është unifikuese, por përçarëse dhe partiake

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka refuzuar pjesëmarrjen në ceremoninë e inaugurimin të Vjosa Osmanit presidente të Kosovës. Ai ka thënë se e ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak se “Vjosa Osmani nuk është presidente unifikuese, por përçarëse dhe partiake”. Ai e ka quajtur Osmanin marionetë të kryeministrit Kurti, për të cilin ka thënë se është “me tendenca autokrate”. Osmani të dielën u bë presidente e vendit. Ajo mori 71 vota pro nga 82 sa kishin votuar. Në votim nuk patën marrë pjesë PDK-ja, AAK-ja e Lista Serbe.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri

Lutfi Haziri akuzon Vetëvendosjen për bllokim të qëllimshëm të konstituimit të Kuvendit

Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për …