Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të Jashtëm të Sllovakisë, Mirosllav Lajcak në lidhje me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ai, ka shkruar se opinioni i Sllovakisë për Kosovën dhe rajonin do të ishte shumë më kredibil nëse ky shtet do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur Kosovën siç bënë 23 shtetet tjera anëtare të BE-së. “Miku im i dashur Mirosllav Lajcak, imagjino sa më shumë kredibilitet do të kishte opinion i Sllovakisë për Kosovën dhe për rajonin nëse shteti juaj do ta kishte mbështetur propozimin e Kombeve të Bashkuara për pavarësi dhe ta kishte njohur pavarësinë e Kosovës siç bënë edhe 23 shtete tjera anëtare të OKB-së”, ka shkruar Hoxhaj.
