Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, po paralajmëron edhe masa tjera reciprociteti ndaj Serbisë pas taksës për produktet nga ky shtet. Pas takimit që kishte me zëvendëskryeministrin maqedonas, Bujar Osmanin, ai tha se masa të tilla do të vihen nëse Serbia vazhdon ta cënojë integritetin territorial të Kosovës. Madje ai tha se nuk do të ketë as heqje të taksës. “Nëse Serbia vazhdon me cenu integritetin territorial të Kosovës ne taksën nuk e heqim por vazhdojmë me ide tjera kreative që kemi, e me to edhe mund të habiteni cilat janë”, tha Hoxhaj. Kujtojmë se SHBA-të dhe BE-ja tash e sa kohë kanë intensifikuar presionin ndaj Kosovës për heqjen e taksës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …