Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kërkuar që partitë politike shqiptare të ndërtojnë një platformë të përbashkët për adresimin dhe zgjidhjen e problemeve të shqiptarëve, në Maqedoni. Duke vlerësuar pozitivisht marrëdhëniet dypalëshe, ministri Hoxhaj deklaroi se sa i takon numrit të deputetëve të shqiptarëve, është shumë e rëndësishme që ata të përdoren për formimin e një qeverie funksionale e cila do të jetë në interes edhe të qytetarëve shqiptarë. Ai shpreson se mandatet e fituara nga partitë politike shqiptare do të jenë në të mirën e qytetarëve shqiptarë që jetojnë këtu dhe numrat të mos shihen vetëm si statistikë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …