leoni

Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj: Pas pranimit të Planit evropian nga Albin Kurti, në Bruksel, vëmendjen kryesore duhet ta kemi te plani për zbatim

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se pas pranimit të Planit evropian nga  kryeministri, Albin Kurti në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, Kosova duhet ta ketë vëmendjen te plani i zbatimit të propozimit evropian. Pas mbledhjes së Kryesisë të Kuvendit, ka kërkuar nga kryeministri Kurti që të negociojë në mënyrë shumë politike, shumë profesionale dhe që ta mbrojë Kushtetutën” para se marrëveshja të kthehet në plan të zbatimit. Kosova në këtë fazë, pas asaj që Kurti i ka thënë po në Bruksel, duhet ta ketë vëmendjen kryesore te plani për zbatim. E them këtë si një njeri që kam qenë në negociatat në Vjenë, kur kemi negociuar për Pakon e Ahtisarit që çfarë shkruan në letër, ato parimet e përgjithshme për planin evropian. Qeveria do të duhej ta ketë vëmendjen është që të shoh sesi këto nene të kësaj marrëveshje ta kenë një plan të zbatimit i cili mbron interesat e Republikës së Kosovës. Tema kryesore tash është cili do të jetë plani i zbatimit të kësaj marrëveshjeje, ka saktësuar Enver Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …