leoni

Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Pata një takim me rëndësi me emisarin anglez Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin, Nicholas Abbott

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, aktualisht nënkryetar i Kuvendit, ka takuar emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor  dhe ambasadorin Nicholas Abbott. Përmes një shkrimi Enver Hoxhaj këtë takim e ka cilësuar të shkëlqyeshëm. Ai tha se është e rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Po ashtu ripëresriti qëndrimin se dialogu duhet të rezultojë me njohje të ndërsjellë. “Takim i shkëlqyeshëm me Emisarin e Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach dhe me ambasadorin Nicholas Abbott. E rëndësishme mbështetja britanike për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar, dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nga i cili duhet të rezultojë njohja e ndërsjellë dhe për të përballuar kërcënimet e akterëve joperëndimor në Ballkan”, tha Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …