Enver Hoxhaj: PDK do të reformohet por edhe nga opozita do të angazhohet për të mirën e qytetarëve

Enver Hoxhaj: PDK do të reformohet por edhe nga opozita do të angazhohet për të mirën e qytetarëve

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vazhduar vizitat në degët e kësaj partie në Prizren, Rahovec dhe Dragash. “Kam takuar kryesitë e këtyre degëve, me të cilët kam diskutuar për punën që e pret partinë pas përfundimit të zgjedhjeve nacionale, si dhe i kam falënderuar për përkushtimin dhe angazhimin e deritanishëm”. “Partia Demokratike e Kosovës do të bëjë një reformë të thellë të brendshme dhe nga pozicioni i opozitës do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e qytetarëve dhe vendit”, ka shkruar Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …