Kandidati për kryeministër nga PDK, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në rrjetin social, ka treguar se është takuar me Rininë Demokratike të Kosovës. Ai ka thënë se rinia e PDK-së janë shtëpia më e rëndësishme politike për të gjithë të rinjtë. “Partia Demokratike e Kosovës, e themeluar nga të rinj idealistë të cilët vunë themelet e shtetit të Kosovës, pashmangshëm dhe me kënaqësinë më të madhe do të vazhdojë të mbetet shtëpia më e rëndësishme politike për të gjithë të rinjtë që veten e shohin në politikë. Bashkë me kryetarin Donjet Bislimi, takuam një pjesë të Rinisë Demokratike të Kosovës, zëri i të cilëve do të jetë pjesë e rëndësishme e vendimmarrjes tonë në sfidat që na presin. I lumtur me vullnetin dhe angazhimin për të dhënë kontributin e tyre në shtet-ndërtim.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …