Enver Hoxhaj: Bilanci i tre javëve të pushtetit Kurtit është dëshpërues si qeverisje dhe i rrezikshëm si qasje

Enver Hoxhaj: PDK nuk do ta votojë asnjë kandidat për kryetar të Kosovës nëse nuk ështe propozim i saj

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se ish-kryetari i kësaj partie Kadri Veseli nuk ia ka premtuar Ramush Haradinajt votat e PDK-së për kryetar të Kosovës. Ai thotë se nëse Veseli do të kishte dhënë një premtim të tillë, atëherë çështja e presidentit do të ishte temë e mbyllur. Hoxhaj e ka konfirmuar se ishte planifikuar të mbahej një takim me liderët e koalicionit qeverisës në ditën kur Kadri Veseli udhëtoi drejt Hagës, por ka shtuar se kryetari i atëhershëm i PDK-së do ta kishte shpalosur po këtë qëndrim që e ka sot kjo parti për postin e kryetarit. Ai ka insistuar se është temë e mbyllur që PDK-ja mund ta votojë një kandidat për kryetar të vendit që nuk është propozim i partisë që ai e drejton aktualisht.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …