Enver Hoxhaj: PDK nuk e voton Vjosa Osmanin për kryetare të Kosovës sepse është figurë përçarëse

Enver Hoxhaj: PDK nuk e voton Vjosa Osmanin për kryetare të Kosovës sepse është figurë përçarëse

Kryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka mbajtur konferencë për medie pas seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se PDK-ja respekton institucionet e Kosovës dhe rikujtoi se sot nuk pati gaz e as dhunë, sikur ndodhte kur VV ishte në opozitë.Por, Hoxhaj tha se nuk do t’i nënshtrohen vullnetit të askujt për formimin e institucioneve, përkatësisht votimin e Qeverisë dhe të presidentit, pa marrëveshje.“Sot kishim një seancë konstituive të Kuvendit të ri. PDK-ja është një parti e cila e respekton vullnetin e qytetarëve të Kosovës dhe po e shihni qe sot nuk ka gaz as dhunë në Kuvendin e Kosovës. Por, PDK-ja nuk do t’i nënshtrohet vullnetit të askujt kur është fjala për krijimin e institucioneve të reja dhe nuk pranojmë nga askush që ‘ta na shesë sapunin për djathë’”, tha Hoxhaj. Hoxhaj ka përsëritur qëndrimin se kandidatja e proklamuar për presidente Osmani “është figurë përçarëse” dhe se PDK-ja s’ka votë për të. I pyetur se çka e bënte më unifikues Hashim Thaçin se Vjosa Osmanin, Hoxhaj tha se nuk jep opinione por vetëm fakte.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …