Enver Hoxhaj:

Enver Hoxhaj përmes një videoje të postuar, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës dhe ish-Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka theksuar rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO në një kohë kur rajoni dhe bota përballen me sfida serioze të sigurisë. Në një botë të pasigurt, kur lufta është rikthyer në Evropë dhe politika hegjemoniste serbe po kërcënon sërish Ballkanin, anëtarësimi i Kosovës në NATO është më i rëndësishëm se kurrë,” u shpreh Hoxhaj. Ai përmendi dy sulme që kanë ndodhur vitin e kaluar: agresioni serb mbi territorin e Kosovës, në Banjskë dhe sulmi terrorist mbi kanalin e Ibër Lepencit, duke i cilësuar si kërcënime direkte ndaj stabilitetit të vendit. Sipas Hoxhajt, Kosova duhet të zhvillojë një dialog strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të nënshkruajë një Plan të Veprimit për t’u anëtarësuar në NATO. “Është jetike të bisedohet edhe me shtetet mos-njohëse brenda NATO-s,” shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Asociacioni, dialogu dhe aleatët ndërkombëtarë do të jenë sfidat kryesore për zgjedhjet e 9 shkurtit, qo do të mbahen në Kosovë

Kosova po i afrohet zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit 2025, ndërkohë që vendi përballet me …