Kandidati për kryeministër, një herësh edhe kryetar në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka vizituar gjatë ditës së sotme një kompani në Fushë Kosovë, ku pronari i saj është një shqiptar nga Kosova Lindore. Përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Hoxhaj, ka thënë se PDK-ja do ta krijojë Fondin e Përhershëm për t’i mbështetur bizneset e tilla.
